Takoi Alibeajn, Paloka i kthehet keq ambasadores Kim: Kjo zonja nuk mund të dalë mbi gjykatat

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas takimit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim me kryetarin e komanduar të PD Enkelejd Alibeaj. Paloka e cilëson një turp, teksa thekson se është shkelje e çdo etike por dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Sipas Palokës, Kim tregon se nuk njeh vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithë kohën për drejtësinë.

“Ky është më tepër se turp, është shkelje e jo vetëm çdo etike por dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë! Kjo zonja që uroi Ramën për “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor më 25 prill: që ka dalë hapur ne mbështetje të qeverisë më të korruptuar në rajon (siç e cilëson vetë Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe që prej kohësh është angazhuar në vetë të parë në perçarjen e opozitës shqiptare, sot ka ndërmarrë një akt të fundit, gjithnjë në shërbim të të njëjtit qëllim. Zonja ambasadore, me arrogancë, tregon se jo vetëm nuk respekton Konventën e Vjenës po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithë kohën për drejtesinë. Ti zonjë mund të takosh kë të duash dhe si të duash, po nuk mund të vendosësh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lirë të demokratëve shqiptarë!”, shkruan Paloka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT