Të ‘dëshpëruar’ për ta pushtuar/ Pse Mariupoli është kaq i rëndësishëm për ushtrinë ruse?

Qyteti portal i Mariupolit është një nga më të dëmtuarit nga lufta në Ukrainë, teksa trupat ruse duken të dëshpëruara për ta pasur nën kontroll.

Por përse është kaq i rëndësishëm Mariupoli për Vladimir Putinin?

Nëse Mariupol bie, kjo do t’i jepte Rusisë kontrollin e një prej porteve më të mëdha të Ukrainës dhe do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë dhe zonave në Luhansk dhe Donetsk të mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Lidhja e Krimesë me Rusinë kontinentale nëpërmjet zonave të kontrolluara nga rebelët do ta bënte shumë më të lehtë për Rusinë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në dhe nga Krimeja. Rusia e ka kërkuar këtë që nga viti 2014, kur filloi konflikti në lindje.

Aktualisht, gadishulli është i lidhur me Rusinë nëpërmjet një ure të vetme, e ndërtuar me shpenzime të mëdha pas aneksimit rus.

Të ‘dëshpëruar’ për ta pushtuar/ Pse Mariupoli

Back to top button
LAJMET E FUNDIT