“Tërbohet” Putin, tjetër humbje për të/ Qëllohet për vdekje koloneli i tij i besuar

Vladimir Putin ka marrë një tjetër goditje nga Ukraina, pasi koloneli i tij i besuar është qëlluar për vdekje.

Gjatë një aksioni në Ukrainë, nënkoloneli Vitaly Slabtsov, 43 vjeç, u qëllua duke ndërruar jetë.

Ai ishte një parashutist elitar dhe për këtë iu bë ceremonia me nderime të plota ushtarake.

Sipas mediave ruse, Slabtsov u vra gjatë një operacioni special në Donbas, Ukrainë, megjithëse nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me vdekjen e tij.

Funerali i Slabtsov u mbajt në Ryazan në Rusinë qendrore , shtëpia e parashutistëve rusë, të premten. Trupi i tij u vendos në një arkivol të mbyllur, gjë që tregon se ai kishte pësuar plagë shkatërruese në luftë.

Slabtsov u nderua me titullin “Urdhri i Guximit” dhe mbi arkivolin e tij u vendos një flamur rus.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT