THIRRJE nga Paraguaj: Hetoni Alibeajn, është i korruptuar, mori para nga ish-guvernatori

Diplomati paraguajan, Blas Oddone dhe gazetari vendas Pedro Escobar Medina u bëjnë thirrje institucioneve që të nisin hetimet për Alibeajn, për mbështetjen financiare që ka përfituar nga vendi i tyre. Ata e konsiderojnë Alibeajn, një politikan shqiptar, të korruptuar.
“Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të hetojë mbështetjen financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos dhënë politikanit të korruptuar shqiptar Enkelejd Alibeaj,”- shkruan Blas Oddone.
‘El Ministerio Publico de la Republica del Paraguay tiene que investigar el apoyo financiero y bancario de Carlos Fernández Valdovinos brindado al político corrupto Albanes Enkelejd Alibeaj’
— Blas Oddone (@BlasOddone) April 11, 2022
“Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të marrë në konsideratë të hetojë mbështetjen e mundshme financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos, që supozohet të jetë dhënë për politikanin shqiptar Enkelejd Alibeaj,”- shkruan Pedro Escobar Medina.
El Ministerio Público de la Republica del Paraguay debe considerar para investigar el posible apoyo financiero y bancario de Carlos Fernández Valdovinos brindado presumiblemente al cuestionado político Albanes Enkelejd Alibeaj.
— Pedro Escobar Medina (@PedroEscobarMe1) April 11, 2022
Carlos Fernández Valdovinos është një nga bankierët më të njohur në Paraguaji. Ai ka shërbyer si Guvernator i Bankës Qendrore të Paraguajit nga viti 2013 e deri në 2018. Në maj 2017 ai u zgjodh anëtar i Bordit të Guvernatorëve në Qendrën për Studime Monetare të Amerikës Latine për periudhën 2015-2017. Ai përfaqëson Paraguajin në Bordin e Drejtorëve të Fondit të Rezervave të Amerikës Latine (FLAR) që nga viti 2014. /dosja.al