Tragjedia e dy vëllezërve shqiptarë në Itali/ Humbën jetën pasi u përplasën me një tjetër shqiptar të dehur, detajet

Dy vëllezër shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik mëngjesin e 2 prillit në Itali.

Sipas medieve italiane, Aklen Myftarago ishte 38 vjeç dhe  Mersin Myftarago 44 vjeç jetonin në Arcile, ndërsa në momentin e aksidentit do shkonin në punë bashkë por gjatë rrugës pësuan përplasjen që rezultoi fatale.

Ata jetonin prej vitesh në Maremma, fshatin e qetë të Campagnatico. Mersini ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa Aklen kishte dy fëmijë, ndërsa për një muaj pritej të bëhej baba për herë të tretë. Të dy vëllezërit punonin në bujqësi.

Tragjedia e dy vëllezërve shqiptarë në Itali/ Humbën

Makina e tyre u përplas me një vagon” Audi Station”, që drejtohej nga një 28-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare, i cili doli i padëmtuar, ndërsa rezultoi pozitiv në testin e alkoolit.

Peugeot-i i tyre përfundoi në kanal dhe doli i shkatërruar. Njëri nga dy vëllezërit ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Kur shpëtuesit mbërritën, vëllai tjetër ishte ende gjallë, por në gjendje të rëndë dhe vdiq pak më vonë. Dy trupat e bllokuar mes llamarinave janë nxjerrë nga zjarrfikësit.

Aksidenti ndodhi në Chessa, në komunën Scansano, përgjatë një rruge të drejtë të rrugës provinciale e cila më pas u mbyll për qarkullimin për 4 orë.

Trupat e dy vëllezërve u dërguan në morgun e spitalit Misericordia, në dispozicion të magjistraturës Valeria Lazzarini. Shoferi i Audit është arrestuar ndërsa do hetohet për vrasje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT