“Turistët do të shijojnë zonën magjike të antikitetit”, Rama ndan pamjet nga rruga e re në Parkun Arkeologjik të Apollonisë

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për turistët vendas dhe të huaj, duke thënë se sot është hapur rruga e re që lidh qytetin e Fierit me Parkun Arkeologjik të Apollonisë.

Rama ka shpërndarë disa foto nga rruga e re, teksa thotë se tashmë turistët do të shijojnë zonën magjike të antikitetit.

“Ja edhe rruga e re që lidh qytetin e Fierit me Parkun Arkeologjik të Apollonisë, e cila është hapur për vizitorët dhe turistët që duan të shijojnë zonën magjike të antikitetit”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT