U fundos pas sulmeve nga Ukraina/ Ekspertët: Anija ruse mund të ketë pasur armë bërthamore në bord

Anija ruse e fundosur në Detin e Zi pas sulmeve të Ukrainës, mund të ketë pasur municion bërthamor në bordin e saj.
Ky është alarmi i ngritur nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilët kanë kërkuar një hetim urgjent për kërcënimin që mund të paraqesë një fakt i tillë.
Moskva, u fundos pranë portit të Sevastopolit të enjten pasi Ukraina pretendoi se goditi anijen me dy raketa, duke bërë që ajo të përmbysej. Rusia ka pranuar se anija është fundosur pas një zjarri dhe shpërthimi në bord, por nuk ka thënë se çfarë e shkaktoi zjarrin, ndërsa njoftoi se ajo thjesht u mbyt.
Tani ekziston frika se Moskva gjatë fundosjes, do të ketë çuar në fund të detit edhe dy raketa bërthamore. Defense Express raportoi se kishte intervistuar ekspertë, duke përfshirë projektues dhe oficerë detarë, të cilët njëzëri dhe në mënyrë të pavarur dhanë përgjigjen se ekziston një mundësi reale që anija mund të kishte municion bërthamor në bord, raporton Daily Mail.
Prej kohësh Rusia ka kërcënuar me dislokimin dhe përdorimi ne armëve bërthamore që zotëron, ndërsaditën e djeshme CIA këshilloi botën që ky kërcënim të mos nënvlerësohej.