Ukraina gati të zhvillojë bisedime me Rusinë në Mariupol/ Flet negociatori: Moska s’duhet të na vendosë kushte

Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak ka deklaruar se është duke pritur raundin e posaçëm të negociatave me Rusinë në qytetin e rrethuar të Mariupolit por që Moska të mos vendosë kushte.

Podolyak shkroi në Twitter se ai po e bën këtë ofertë “për të shpëtuar batalianon Azov, ushtarakët, civilët, fëmijët, të gjallët dhe të plagosurit”.

Ndërkaq, Mariupol mbetet i rrethuar nga trupat ruse. Disa civilë që kanë mbetur të bllokuar për javë të tëra mundën të largoheshin të mërkurën – por zyrtarët thonë se kishte shumë më pak nga sa pritej.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT