Ukraina: Rusia ka humbur rreth 20 mijë trupa. Janë shkatërruar 158 avionë, 739 tanke e 143 helikopterë që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur rreth 19,800 trupa gjatë pushtimit të saj në Ukrainë, sipas zyrtarëve ukrainas, sipas skynews.

Gjithashtu forcat e Ukrainës kanë shkatërruar 158 avionë, 739 tanke dhe 64 armë kundërajrore që nga fillimi i pushtimit.

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, javën e kaluar pranoi një humbje “të madhe” të trupave ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke thënë për Sky News se numri i viktimave ishte një  “tragjedi”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT