Ukraina sulmon me raketa anijen ruse, shtohet frika në Odessa nga hakmarrja e pamëshirshme e Putin

“Kemi konfirmim se anija ruse është goditur. Tani kemi frikë se armiku po përgatit një përgjigje ndaj qytetit. Ekziston një probabilitet i lartë i sulmeve me raketa në qytetin dhe rajonin tonë.”
Kështu ka deklaruar pa orë më parë zëdhënësi i administratës së qytetit të Odessa, Sergei Bratchuk.
Bëhet me dije se një nga anijet luftarake më të rëndësishme të Marinës Ruse ka marrë një goditje me raketa.
Detarët rusë kanë evakuuar me ergjencë të gjithë të pranishmit pas një zjarri që shpërtheu municionet në bordin e anijes, njoftoi media shtetërore ruse të mërkurën.
Ndër të tjera mediat shtetërore TASS dhe RIA, duke cituar Ministrinë Ruse të Mbrojtjes, thanë se anija e Marinës Ruse ishte dëmtuar rëndë në incident dhe se shkaku i zjarrit po hetohet. Raportet ruse nuk dhanë informacione të mëtejshëm për viktima.
Nga ana tjetër vetëm disa orë më parë, një zyrtar ukrainas pretendoi se luftanija ruse ishte goditur nga raketat e lundrimit të lëshuara nga Ukraina./ Gazeta Shqip