Vendi në pritje të negociatave, Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi viziton Tiranën

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi pritet të vizitojë Tiranën më 28 prill.
Kjo vizitë vjen në kuadër të një turi takimesh në rajon.
Ndërkohë kujtojmë se vizita e tij vjen përpara se shtetet e BE-së të marrin një vendim në qershor për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Nga ana tjetër mësojmë sipas axhendës së zyrtarit europian, se Varhelyi pritet të vizitojë edhe Bullgarinë, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se do priten negociatat në qershor, teksa paralajmëroi se nëse Bullgaria do të bllokojë sërish këtë proces, Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE.