VIDEO/ Nga fronti i luftës Vitali Klitschko mesazh për shqiptarët: E çmojmë mbështetjen tuaj, s’do ta harrojmë

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka dhënë një mesazh për manifestimin i cili po mbahet në Tiranë, në shenjë solidarizimi me luftën në Ukrainë.
Përmes një video Klitschko tha se e çmonte shumë mbështetjen e shqiptarëve.
“Të dashur qytetarë të Shqipërisë! E dashur Tiranë! I dashur miku dhe kolegu im, Erion! Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike.
E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve. E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!”, tha ai.