VIDEO: Rusia shkatërron rafinerinë më të madhe të naftës në Ukrainë

Një rafineri e naftës në qytetin Kremençuk, në Ukrainën qendrore, është shkatërruar plotësisht nga sulmet ruse, tha Guvernatori i rajonit Poltava, raportoi Reuters.

“Zjarri në rafineri është shuar, por ndërtesa është shkatërruar plotësisht dhe më nuk mund të operojë”, citohet të ketë thënë guvernatori, Lunin Dmytro.

Gazeta Kyiv Independent ka raportuar se sulmet me raketa më 1 prill kanë shkatërruar rafinerinë e naftës, që është më e madhja në Ukrainë.

Rafineria, në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, u godit nga armë me precizion të lartë ajrore dhe me bazë nga deti.

Kjo rafineri furnizonte me karburant ushtarët ukrainas në pjesë të tjera të vendit.

#Kremenčuk, rua zde udeřilo na sklad paliv pic.twitter.com/V6RBgwVAih

Back to top button
LAJMET E FUNDIT