VIDEO/ Salla ngrihet në këmbë dhe e pret me ovacione, përlotet Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e rikthyer tashmë në PD, është përlotur në foltoren e Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga Sali Berisha.
Teksa ka patur radhën për të mbajtur fjalën para të pranishmëve në Kuvendin Kombëtar të PD-së, nuk i ka mbajtur lotët Topalli ndërkohë që salla është ngrityur në këmbë dhe e ka pritur me duartrokitje dhe ovacione.
Topalli e ka nisur fjalën e saj gjithë emocione dhe iu është drejtuar të pranishmëve duke iu thënë: Më latë pa fjalë!/ Gazeta Shqip
Shqip