VIDEO/ Ushtarët rusë dërgojnë me postë në shtëpi sendet që plaçkitën në Ukrainë

Ushtarët rusë përfituan nga lufta në Ukrainë për të plaçkitur shtëpitë e vendasve, duke marrë sendet me vlerë që u përkisnin ukrainasve.
Një pjesë e tyre, që janë zhvendosur në Bjellorusi për t’u furnizuar me armë, kanë përfituar nga “pushimi” për të dërguar me postë drejt familjeve të tyre këto sende.
Videot janë publikuar në rrjetet sociale, ku tregohen rusët që postojnë pakot me sendet e vjedhura drejt familjarëve të tyre.
In Belarus, russians are sending the things they looted home by mail. pic.twitter.com/pi5kVWGb8w
— Yana Morozova 🇺🇦 (@jane_in_vain) April 2, 2022