Vizitorët shkojnë te Muzeu Arkeologjik në Tiranë: U skandalizuam, ishte pa drita! Emrat e objekteve ishin me ngjitës, histori nuk kishte fare

Dy vizitorë që kanë shkuar në Muzeun Arkeologjik në Tiranë, shkruajnë se janë skandalizuar nga vizita atje. E gjitha ka nisur keq që në fillim në fakt, sipas tyre, pasi derën e kanë gjetur mbyllur sepse personi që mbante celësat ishte në kafe.
Kur është hapur dera, vizitorët thonë se një pjesë e vitrinave që mbanin objektet arkeologjike ishin në errësirë dhe të pandriçuara. Madje, sipas tyre emrat e disa objekteve ishin të ngjitura me “sicker-a” dhe mungonin shpjegimet për historinë dhe vendin ku ato ishin gjetur.
“Nese keni mundesi dhe interes kerkoni qe ai Muzeum te mbyllet deri kur dikush te vendosi dore dhe mos tallet asnje i huaj me palacolleqet e atyre qe kane nen varesi kete Muzeum…”, thuhet ndër të tjera në denoncimin e dy vizitorëve që kishin mëbrritur në Muzeun Arkeologjik në Tiranë.