“Vrasës, grabitës, kasapë! Nëna të ushtarëve rusë, shikoni çfarë keni rritur”, Zelenski poston fotot makabre nga Bucha

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër për ngjarjen e ndodhur në Bucha, ku rusët kanë vrarë me qindra civilë të pafajshëm.

Trupat e pajetë të shtrirë rrugëve bënë xhiron e botës, ndërsa Zelensky e quajti  gjenocid.

Madje, në një postim në Telegram, presidenti i Ukrainës ka shkruar:

“Nënat e ushtarëve rusë duhet ta shohin këtë. Shikoni çfarë keni rritur. Vrasës, grabitës, kasapë” , ka shtuar ai, ndërsa ka publikuar foto nga mizoritë e ndodhura në qytetin pranë Kievit.

Ai fajësoi Perëndimin, i cili nuk e pranoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO në 2018.

Zelensky foli më herët për gjenocid në Ukrainë. “Është me të vërtetë një gjenocid. Shfarosja e të gjithë kombit dhe popullit,” tha Zelensky.

“Ne jemi qytetarë të Ukrainës dhe nuk duam t’i nënshtrohemi politikës së Federatës Ruse. Për këtë arsye po na shkatërrojnë”, shtoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT