Yuri Kim njeh Alibeajn dhe jo Berishën si kryetar të PD, reagon ish-kryeministri: Nuk e cakton guvernatorja dhe as Zeus Rama

Vetëm një ditë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe konfirmoi për këtë të fundit mbështetjen e saj të hapur, ka reaguar Sali Berisha.

Berisha në kuadër të këtij qëndrimi u shpreh se askush nuk merr tagër për të emëruar kryetarin e PD-së. Ndër të tjera sipas Berishës kryetari i PD-së u shkarkua më 11 dhjetor me 4446 vota.

“Kryetari i PD-së, u shkarkua me 11 dhjetor me votat, 4446 vota delegatësh dhe 44 mijë anëtarë me 18 dhjetor. Përveç anëtarëve, asnjë njeri cilido qoftë. As Guvernatorja as Zeusi Rama nuk do kenë tagër të caktojnë kryetarin e  PD. Përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkele flagrante në Konventën e Vienës, në sovranitetin e forcës së lirë politike.

“As kryetarin as kryesinë nuk e cakton kush tjetër përveç anëtarëve. Alibeaj është kryetari i Grupit Parlamentar. Por Grupi drejtohet nga kryesia. Dhe vendimet për drejtimin e grupit, të merren nga kryesia e Grupit Parlamentar. Dhe në raste të caktuara Rithemelimi mund të ndërhyjë por s’kemi mëdyshje”- tha Berisha./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT