Zelensky propozon shkëmbimin: U jap politikanin pro-rus, për të burgosurit ukrainas në Moskë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zekensky ka kërkuar së fundmi të bëjë një shkëmbim me Rusinë.

Gjatë një videomesazhi presidenti Zelensky ka propozuar shkëmbimin e politikanit të lartë ukrainas pro rus Viktor Medvedchuk me të burgosurit e luftës që mbahen nga forcat e Moskës në Rusi.

Zelensky gjatë mesazhit të tij është shprehur se është e rëndësishme që forcat ruse dhe ukrainase të sigurisë të shqyrtojnë një mundësi të tillë për shkëmbim.

Ndërkohë kujtojmë se shërbimet sekrete të Ukrainës thanë më herët se kishin arrestuar Medvedchuk, i cili konsiderohet si aleati më i afërt dhe më me ndikim i Vladimir Putinit në Ukrainë. Politikani ukrainas pro-rus u fotografua me pranga në një postim të publikuar nga vetë Zelensky.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT