Zelensky rrëfen TMERRIN: Njerëzve u kanë prerë gjuhën dhe po i shtypin me tanke

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk ka “asnjë dallim” mes Rusisë dhe ISIS-it, pasi ai renditi një listë të tmerrshme të krimeve të luftës.

Ai ka treguar se ushtarët rus egër ua kishin hequr gjuhët viktimave, kanë shtypur njerëz nën tanke  “për kënaqësi” dhe përdhunuan dhe masakruan nënat para fëmijëve të tyre.

Zelensky habiti Këshillin e Sigurimit të OKB-së me pretendimet e tij në një video-telefonatë , duke akuzuar banditë e Vladimir Putin për “krimet më të tmerrshme të luftës të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore” dhe duke bërë thirrje për gjyqe të stilit të Nurembergut.

“Civilët u shtypën nga tanket ndërsa ishin ulur në makinat e tyre në rrugë,  vetëm për kënaqësinë e tyre. I prenë gjymtyrët, i prenë fytin. Gratë përdhunoheshin dhe vriteshin në sy të fëmijëve.

Atyre u nxorrën gjuhët sepse agresorët nuk dëgjuan atë që donin të dëgjonin.Civilët u qëlluan në pjesën e pasme të kokës pasi u torturuan. Të tjerët u hodhën në puse për të vdekur. Kjo nuk ndryshon nga terroristët e tjerë si Daesh (IS) që pushtojnë disa territore, dhe këtu është bërë nga një anëtar i Këshillit të Sigurimit.”, tha Zelensky.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT