1 maji jo festë por protestë/ Qytetarët grumbullohen para kryeministrisë: Paga të denja për punëtorët

Disa qytetarë janë ngritur në protestë paqësore ditën e sotme, në mënyrë simbolike për ditën e punëtorëve, por edhe për rritjen e çmimeve në vend.

Qytetarët kanë marshuar me pankarta nga godinat e ministrive, te bashkia e Tiranës, për t’u grumbulluar më pas përpara kryeministrisë.

Qytetarët kërkojnë respektimi ne të drejtave të tyre, paga të denja dhe masa për krizën ekonomike. Ata i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në protestë, për ta kthyer 1 majin në një ditë protestë për të drejtat dhe çmimet në vend, dhe jo një ditë feste.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT