A ka marrë masa Ambasada Holandeze për trazira nga tifozët e saj? “Do të shohim se ç’do të ndodhë…”

Finalja e madhe e Conference League do të sjellë me mijëra tifozë në Tiranë teksa disa prej tyre, sidomos ata holandezët konsiderohen si “fanatikë” dhe të flaktë.
I pyetur nëse vetë ambasada holandezë në vend ka marrë masa Reinout Vos ka treguar se është në komunikim të vazhdueshëm më të gjithë institucionet e përfshira në këtë eveniment.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkinë e Tiranës, me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe me UEFA-n, me federatën shqiptare të futbollit, me stadiumin, me homologun tim italian dhe me shumë autoritete të tjera, për t’u përgatitur dhe më pas do të shohim se çdo të ndodhë në 25 maj.
Në parim unë jam besimplotë se të gjitha këto institucione dhe sidomos forcat policore që janë shumë më profesioniste do të mund të menaxhojnë situatën shumë mirë dhe ne do të mund të ndjekim një ndeshje të mrekullueshme në 25 maj.”- tha Vos.