Aleati i Putin KËRCËNON Britaninë: Ju zhdukim për 200 sekonda me bombën “Satan 2”, për 10 sekonda Finlandën

Një aleat i lartë i presidentit rus Putin ka kërcënuar Britaninë e Madhe me armë bërthamore.
Ai tha se me një raketë hipersonike “Satan 2” do ta zhduknin Britaninë në 200 sekonda, ndërsa Finlandën në 10 sekonda.
Këto deklarata kërcënuese i ka bërë zëvendëskryetari i komitetit të mbrojtjes të Dumës, Aleksey Zhuravlyov.
“Kërcënimet e egra tregojnë zhgënjime e Zhuravlyov në pushtimin e lëkundur të Ukrainës nga Putin dhe zemërim ndaj ofertës së Finlandës në NATO” shkruan Dailymail.
Çfarë është raketa “Satan 2”
“Satani II”, është një raketë balistike ndërkontinentale super e rëndë ruse me lëndë djegëse të lëngshme
Sipas të dhëna në Wikipedia “Satan 2” peshon 208.1 ton dhe është 35.5 metra e gjatë me 3 m diametra.
Përveç kësaj, raketa e re ka një rreze të vlerësuar midis 6,200 dhe 11,180 milje (10,000 deri në 18,000 km).