Alibeaj nuk përjashton Rithemelimin nga procesi: Do konsultohemi me të gjithë deputetët e PD, nëse mazhoranca tërhiqet do të…

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të selisë blu ka dhënë detaje në lidhje me këtë takim.
Alibeaj tha se gjatë mbledhjes u morën opinionet e të gjithë deputetëve të cilët ishin të pranishëm, teksa ftoi dhe deputetët e tjerë demokratë të cilët nuk ishin prezent ditën e sotme t’u bashkohen nesër në mbledhjen e rradhës e cila pritet të mbahet gjatë orëve të pasdites.
Ndonëse Grupi i Rithemelimit bojkotoi mbledhjen e sotme, Alibeaj theksoi se në këtë proces do të marrin pjesë të gjithë deputetët demokratë dhe do të ketë konsultime me të gjithë ata, edhe individualisht nëse do të jetë nevoja.
Alibeaj gjithashtu shpjegoi procedurën e cila do të ndiqet në zgjedhjen e presidentit të ri dhe çfarë do të ndodhë në rastin kur pala tjetër, mazhoranca, tërhiqet dhe nuk i qëndron kushteve të rëna dakort ditën e djeshme.
“Mbledhja ishte e të gjithë anëtarëve të Grupit Parlamentar,26 kolegë që ishin aty diskutuam dhe dëgjuam opinionet e tyre.. T’ua bëjmë me dije që në mbledhje tjetër që do të zhvillohet nesër pasdite për të diskutuar për të gjitha çështejt e këtij procesi. Për ti konsultuar të gjithë deputetët e GP të shprehin opinionin e tyre dhe vullnetin e tyre për zgjedhjen e presidentin. Kjo është e para që unë dua ta them përkëdo, por edhe për efekt transparence. Do të konsultohemi edhe me aleatët tanë, për të gjitha dëshirat e tyre dhe opinionet e tyre. Ky proces është marrë seriozisht dhe duhet të vazhdojë në mënyrë serioze.
Ne si opozitë po bëjmë detyrën tonë. Kjo është ajo që me sens të lartë përgjegjësi dhe përgjegjshmërie po bëjmë detyrën tone. Nesër pasdite do të ketë një mbledhje tjetër, pasi të ketë konsultime me kolegët dhe aleatët tanë. Secili ka patur lirshmëri të flasë për emrat konkretë. Për respekt të gjithë kolegëve dhe personave që janë artikuluar përsakohë nuk është finale. Mos më pyesni se cilat janë emrat e lakuar. Do të ketë një kohë të dytë pas mbledhjes së nesërme. Ne kemi pasur një takim me aleatët kemi shkëmbyer opinionet tona, unë përsëri do të kem një takim me aleatët sot, nesër paradite në çdo kohë. Ata kanë qëndrimet e tyre, e udhës është që emrat reciprokë të konsultohen reciprokisht mes palëve për të gjetur më të mirën.
Po e drejta për të propozuar është e opozitës, 4 emra. Hapi i dytë është i ofrohet palës tjetër kushdoqoftë andej që mes katër emrave që besoj se përmbushin të gjitha kriteret tona, prej këtyre 4 të zgjidhen 2. Hapi i tretë është midis 2 kandidaturave duhet zgjidhur 1, për të shkuar me 1 kandidaturë e vetme e mbështetur nga të gjitha palët.
Të gjitha këto hapa duhen nëse në momentet e para shihet se ka një shmangje nga ajo dakordësi që u dha dje marrëveshja digjet. Nëse do të shmangen do të bëhet publike, jo vetëm që do të digjet”, tha Alibeaj.