Autobusi 2-katësh me turistë përplaset me pemën në Vlorë (FOTO)

Autobusët kanë qenë kryefjala e aksidenteve këtë muaj, me shumë raste të raportuara nga qytetarët dhe policia.

Incidenti i fundit ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një autobus me turistë është përplasur me një pemë degët e së cilës janë zgjatur dhe kanë devijuar drejt rrugës.

Devijimi i pemës nga autobusi në këtë rast ka qenë i pamundur për shkak se në korsinë tjetër të rrugës ka qenë duke kaluar një kamion.

Për shkak të lartësisë, autobusi dykatësh është penguar te pema dhe e ka pasur të pamundur që të vazhdojë rrugën.

FOTO / Autobusi me turistë përplaset me pemën në VlorëFOTO / Autobusi me turistë përplaset me pemën në VlorëFOTO / Autobusi me turistë përplaset me pemën në VlorëFOTO / Autobusi me turistë përplaset me pemën në Vlorë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT