Balla “gozhdon” Berishën: Ushqeve me naftë genocidin e Serbisë, theve embargon e Kombeve të Bashkuara!

Taulant Balla, kreu i Grupit të PS në Kuvend, ka akuzuar Sali Berishën se ka përgjegjësi për vrasjen 8 mijë myslimanëve në Serbrenicë. Balla i ka thënë ish-kryeministrit se kla thyer embargon e Kombeve të Bashkuara dhe ka furnizuar me naftë makinerinë e luftës
“Tani zotërote ndjenë përgjegjësi që ke thyer embargon e naftës së Kombeve të Bashkuara. Njeriu ka një lloj keqardhje atje. 8 mijë veta. Ti ke përgjegjësi direkte se ke furnizuar makineritë e luftës me naftë. Ky është fundi i botës. Fundi i botës edhe për disa që kanë hedhur firmën këtu pa e ditur çfarë kanë firmosur”, tha Balla ndër të tjera.
Kreu i Grupit të PS tha se veprimet e Berishës përbënin vepër penale dhe drejtësia duhet të merrej me të. “Duhet të marrësh përgjegjësi. Po të paralajmëroj Sali se kjo është vepër penale, kjo nuk parashkruhet.”
Pjesë nga fjala e Taulant Ballaës:
Erdhe si cjapi te kasapi. Kisha kohë që të prisja që të thoja dy fjalë për këtë çështje. Genocidi serb në Serbrenicë nga ushtria jugosllave është ushqyer me naftën prej teje. Më 25 prill 1995, rreth tre muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedia, gazeta Neë York Times publikon një raport ku thuhej: Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnje.
Është ajo gazeta letër higjenike që t’i quan Sali. Në bazë të këtij raporti, SHBA arritën në përfundimin se Shqipëria kishte thyer embargon.
Përsa i përket marrëveshjeve të tua për të furnizuar makineritë e luftës, merrni lexoni librin e ish-kryeministrit të Malit të ZI “Rregullat e heshtjes”. Ai thotë se kemi pasur një marrëveshje me presidentin e asaj kohe, Sali Berisha për të shtrirë tubat për të çuar naftë në Malin e Zi.
Tani zotërote ndjenë përgjegjësi që ke thyer embargon e naftës së Kombeve të Bashkuara. Njeriu ka një lloj keqardhje atje. 8 mijë veta. Ti ke përgjegjësi direkte se ke furnizuar makineritë e luftës me naftë. Ky është fundi i botës. Fundi i botës edhe për disa që kanë hedhur firmën këtu pa e ditur çfarë kanë firmosur.
Ti nuk duhet të jesh fare në këtë në këtë sallë. Ti je kot fare. Duhet të marrësh përgjegjësi. Po të paralajmëroj Sali se kjo është vepër penale, kjo nuk parashkruhet.
Pesë vite kompania Shqiponja ka furnizuar makinerinë serbe. Duhet të vinin socialistët në pushtet që të ndërprisnin kontrabandën e naftës.