Berisha: Andreas Papandreou për 20 vite ishte ‘non grata’në Amerikë…

Portali i familjes Berisha ka risjellë historinë Andreas Papandreou, për të cilin thotë se për 20 vite ishte “non grata” në SHBA, por grekët s’donin t’ia dinën dhe e zgjodhën kryeministër.
“Andrea Papandreou nuk shkoi dhe nuk u lejua të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 20 vite (1974 – 1994).
Ai shkoi në Amerikë, si kryeministër, vetëm në vitin 1994, me ftesë të Presidentit Bill Clinton, për një vizitë zyrtare në Ëhite House, vizitë që theu edhe akullnajën politiko-strategjike mes Uashingtonit dhe Papandreut.
Por, Papandreou ishte kryetar i Partisë Socialiste PASOK, deputet dhe kryeministër për disa herë në Greqi, edhe pse nuk mund të shkelte tokën e superfuqisë ekonomike dhe ushtarake, Amerikës. Të mos shkuarit në Amerikë nuk e pengonte për të drejtuar partinë dhe vendin e tij. Dhe në Greqi nuk diskutonte askush për këtë fakt, nuk i interesonte askujt!” shkruan portali i familjes Berisha.
Ne fakt Papandreu nuk ka qene kurre “non grata” ne SHBA si Berisha. Sali Berisha eshte nen sanksione nga SHBA dhe jo thjeshte nje person qe i eshte refzuar viza. Sanksionet ndaj Berishes jane nje stndart i nisur ne vitin 2019 nga SHBA dhe jo ne vitin 1974. Papandreu ka pas refuzimm vize per disa vite si shume majtiste antiamerikane, por nuk ka pasur kurre statusin e “non grata”. Madje ai ne Grreqi konsiderohej si femije i SHBA, ngaqe ishte shkolluar atje.
Vetëm se Berisha ka një problem, nuk e kanë shpallur “non grata” vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe shqiptarët, të cilët e larguan me 1 milionë vota kundër.