Berisha: Dosja e Vuçiç të dërgohet në Hagë! Serbia po armatoset dhe po përgatitet për gjenocide të reja

Sali Berisha deklaroi se Serbia po përgatietet për të tjera gjenocide. Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se do të kërkojë që dosja e Vucic të përgatitet për në Hagë.

“Ai vazhdon të marrë raketa kineze, tanke ruse dhe të përgatitet për gjenocid të ri dhe unë do të kërkoj që dosja e tij të përgatit për në Hagë. Njeriu që mbështet më shumë Vuçiç është Rama. Kur takohet me udhëheqës të huaj i thonë, e shohin me habi si ky e mbron Vuçiçin. Ky hiqet sikur është padron i Vuçiçit.

Po bëj gjithçka që Serbia të paditet për gjenocid. Serbia po përgatitet për gjenocide të reja dhe ne nuk do të ulim kokën. Nëse do të ndërmarrë aventura do të marrë përgjigjen që meriton”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT