Berisha: Dumani i Elbasanit vriste nga të 4-ta anët për llogari të bandave të qeverisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi gjatë një konference për shtyp, kryeministrin Edi Rama, duk thënë se drejton një organizatë kriminale.

Në fjalën e tij kreu i PD u shpreh se gjithashtu se i arrestuari Nuredin Dumani,  vriste nga të katërta anët për llogari të bandave të qeverisë.

Berisha: Dumani I Elbasanit dhe i Tiranës, një serial killer, i cili vriste nga të katërta anët për llogari të bandave të qeverisë.Cili nuk e dinte për lidhjet patologjike të Ballës me Suel Celën dhe Begon.të gjithë i dinin, por tani kanë dalë sheshit. Tani del qartë se Edi Rama me Vuçiçin i bashkon krimi.

Aktet zyrtare faktojnë se Rama drejton një organizatë kriminale. Lexoni akte të tjera sesi e shpërbënë Parkun e Butrintit, këtë pasuri përrallore të shqiptarëve vetëm e vetëm për të shndërruar 800 ha të tij në resorte, vila të klientelës së tij. Çfarë do të thotë kjo? Ne çdo ditë duhet ti themi vetes pse e Rithemeluan anëtarët PD-në? Misioni ynë është shkurtimi i jetës së qeverisë së Ramës. Do jemi në lartësinë e misionit tonë se shpëtimi i Shqipërisë është shpëtim i identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT