Berisha: Ja si Basha më përjashtoi nga PD pas presionit të tmerrshëm nga…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për krizën në të cilën ndodhet PD, teksa është ndalur edhe te përjashtimi i tij nga Lulzim Basha në 9 Shtatorin e vitit të kaluar.
Ai tha se Basha e përjashtoi pas presionit të tmerrshëm të ambasadores amerikane Yuri Kim, ndërsa shtoi se tashmë PD është në proces bashkimi, pas vendimeve që u morën në Kuvendin e 30 dhjetorit.
“Ka një përballje midis legjitimes dhe jo legjitimes, midis bashkimit dhe përçarjes, midis demokratikes dhe autokritikes. Ky proces nisi kur kryetari i PD-së, siç deklaroi vetë, nën presionin e tmerrshëm të ambasadores së SHBA-ve, mori një vendim të pashkruar në asnjë ligj, për përjashtimin tim nga Grupi Parlamentar kur ai s’kishte asnjë kompetencë të tij. Për vendosjen e legjitimitetit, u mblodh një Kuvend në dhjetor, i cili miratoi një statut të ri që e nxjerr partinë nga mendësi të tilla”, tha Berisha në Open.