Berisha sulmon Yuri Kim: Ajo nuk përfaqëson presidentin e SHBA, por Sorosin

Sali Berisha tha nga Berati se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndërhyrë në proceset gjyqësore në Shqipëri, duke shkelur konventën e diplomatëve.

Sipas Berishës Yuri Kim është përpjekur të pengojë lëvizjen e tij, të burrave dhe grave idealistë që duan të ketë pluralizëm dhe opozitë të vërtetë.

Yuri Kim është një guvernatore që s’mund të përfaqësojë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha Berisha.

“Secili prej jush keni pësuar shantaze, ju që donit opozitë të vërtetë. 

Në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, janë tre vetë që kanë ndikuar negativisht në këto marrëdhënie, Soros, Rama që s’ka asnjë parim as njerëzor e as shqiptar, dhe guvernatorja që i lejon vetes, e ndjen veten që mund të ndërhyjë në procese gjyqësore.

Yuri Kim thërret gazetarët dhe thotë censuroni në mënyrën më të paimagjinueshme duke shkelur Kushtetutën e vendit të saj, pse jepni Foltoren, thërret ata që bëjnë sondazhe. 

Presidenti i SHBA është mik i shqiptarëve nuk mund të thotë ajo përfaqësoj Presidentin e SHBA. Ajo kur ndërhyn në gjykata, shkel konventën e diplomatëve”, tha Berisha nga Berati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT