Berisha tha se u ankua te Biden për Yuri Kim/ Tallet Bardhi: Kërkesën ia dërgove me korrier diplomatik, me fax apo me e-mail?

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Twitter’, ndaj deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha që bëri në Fier se i është ankuar presidentit Amerikan Joe Biden, se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po ndërhyn në procese gjyqësore.

Ky reagim vjen pas deklaratës së ish-kryeministrit se Yuri Kim po ndërhyn në procese gjyqësore në Shqipëri,

referuar çështjes në Apel të statutit të PD-së dhe se për këtë i ka kërkuar publikisht SHBA-së dhe vetë presidentit amerikan Joe Biden që ta ndalte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT