Bushati përplaset me Metën: Ti dhe Berisha do vdisni në karrige, pse nuk largoheni nga politika?

Andi Bushati është përplasur me Ilir Metën, për rikthimin e tij në politikë.

Andi Bushati: Presidenca është akti i fundit i një politikani. Zoti Meta na ka premtuar që do të rikthehet. Në çfarë situate jemi ne sot? Në situatë që kërcënohet nga pushteti i Ramës që ka kapur gjithçka. Duke u kthyer Meta në LSI dhe Berisha në PD, krijojnë idenë që politikanët vdesin në karrike. Atëherë edhe Edi Rama thotë unë jam i domosdoshëm për Shqipërinë.

Ilir Meta: Kjo është analizë e juaja e respektueshme dhe intriguese. Përgjigja ime është kjo. Kam zgjedhur detyrën e Presidentit, nuk kam qenë shumë i sigurt nëse ishte e përgatitur LSI, por mendova në çdo rast ti jepet mundësia dikujt.

Andi Bushati: Nëse keni drejtuar për 8 vjet një parti që është e paaftë, ju nuk keni bërë detyrën.

Ilir Meta: E mora detyrën në interes të vendit. Mendova se duke i lënë Ramës president kukull do të ishte e gabuar. Nuk jam i penduar sot për ato rrethana që kemi qenë. Normalisht është siç thoni ju. Në një vend normal, mbaron detyrën e presidentit, nuk ke përse kthehesh.
Nuk besoj se jemi në vend të tillë. Është ekzekutuar vota e lirë. Nuk ekziston liria e shprehjes, që e provoni në kurriz. Gjithçka është përkeqësuar në mënyrë dramatike. Nuk kemi parë një lidership të ri, që ti qëndrojë kësaj trysnie.

Andi Bushati: Nëse nuk hapet vendi, nuk del. Vendi nuk është normal, por shqiptarët thonë, këto të zeza vetëm Ilir Meta qenka i zoti ti luftojë? Në emër të kësaj ju riktheheni.

Ilir Meta: Shumë shqiptarë të tjerë do të thonë, epo ky Ilir Meta e mbylli, sheh punët e veta. Ne që po na shtyp ky tjetri…

Andi Bushati: Këto thotë edhe Rama, në emër të njerëzve nuk e lëshon, pse kujt do ja lë, Ilirit dhe Saliut? Ose keni modelin Rama, ose anti model.

Ilir Meta: Anti modeli im është që i kam qëndruar kushtetutës. Unë jam këtu dhe do të doja që edhe zoti Berisha të ishte në politikë dhe çdo njeri me eksperiencë, për ti kthyer pushtetin qytetarëve. Për t’ua kthyer përmes garantimit të referendumit, që e kemi në Kushtetutë por jo në realitet. Ditën që qytetarët do të kenë kontrollin e këtij vendi, nuk do ta gjesh Metën as në politikë dhe as në Tiranë.

Andi Bushati: E vetmja gjë që nuk bie dakord ,është që ju thoni këtë mision e përmbush vetëm unë. Këtë thotë edhe Rama, edhe po të dua unë nuk i shes dot socialistët!

Ilir Meta: Po kaloj në opozitë në kushte shumë të vështira. Po kaloj në opozitë, nuk po shkoj as drejt pushtetit dhe as drejt kompromisit me pushtetin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT