Butrinti/ Tare: Ja si morën për ekspertë pastruesen dhe një pensionist që mbjell qepë

Eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka folur në lidhje me Parkun Kombëtar të Butrinit.
Butrinti i është dhënë fondacionit Shqiptaro-Amerikan për i Zhvillim, teksa Tare ka zbuluar se nuk ka asnjë specialist, teksa tha se një nga “arkeologët” është Liri Shametaj, ku sipas tij ajo ka vite që punon atje si pastruese.
“E para një herë në konsulencën që është bërë nuk ka asnjë emër të specialistëve shqiptarë. Zero. Butrinti fillon me Riçard Hoxhisin në ’94 dhe mbyllet po me të në 2021. Çfarë mungon? Mundon zoti Ugolini. Nuk ka. Muson Hasan Ceka, mungon Neritan Ceka. Cilin arkeolog ka konsultuar ADF-ja? Për kuriozitet e lexova. E di kush është arkeologu apo arkeologia që është vendosur në Kushtetutën e Butrintit e prezantuar nga ADF-ja? Është zonja Liri Shametaj. Zonja Liri Shametaj është një punonjëse shembullore e Butrintit ka 30 vjet.
Është një pastruese shembullore e muzeumit të Butrintit. E dua shumë, ka punuar me mua, më bënte një kafe të mrekullueshme, por është pastruesja e muzeumit. Liri Shametaj. Konsulent tjetër, zoti Asim Canaj, shef i policisë së Sarandës. Zoti Asim është një pensionist që mbjell qepë dhe patate tek bahçja e zyrës sime. Këta kanë dalë në pension dhe mbjellin qepë. Këta njerëz janë tallur me të gjithë ne që kemi dhënë kontributin tonë në Butrint”, tha Tare në “Opinion”.