Cila nga çështjet e fuqishme të ka penalizuar? Ja si përgjigjet Elisabeta Imeraj

Ish-prokurorja e Tiranës, e shkarkuar nga KPA ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News.
Imeraj është e njohur për çështjet e forta që ka gjykuar gjatë karrierës së saj, ndërsa e pyetur se nëse një nga këto çështje është bërë shkak për shkarkimi ne saj, ajo deklaroi se nuk mund t’i vendosë gishtin asnjërës. Ajo shtoi se gjatë punës ka qenë e guximshme, dhe sipas saj kjo e ka bërë të cenueshme.
“Di të them që kam qenë e guximshme në punën time dhe nuk kam devijuar në të. Të qenit i guximshëm të bën të cenueshëm. Nuk mund t’i vë gishtin asnjë çështjeje.”- tha ajo.