Cilët janë 11 fëmijët e 7 heronjve që qeveria i akordoi statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”!

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu akorduan për fëmijët e katër prindërve të rënë në krye të detyrës statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”.
Stausi ju dha fëmijëve të dy mjekëve që humbën jetën në krye të detyrës gjatë periudhës së pandemisë Covid, mjekut Drini Dobi, mjekut Bledi Nini dhe mjekut Kujtim Shabani, që humbi jetën papritur.
David Dobi, është djali i Drini Dobit, mjekut i cili ndërroi jetë në 9 dhjetor 2021. Ai humbi jetën si pasojë e COVID-19 në moshën 51- vjeçare. Dobi ishte njëri ndër mjekët neurologë më të mirë në Shqipëri. Punoi për më tepër se dy dekada në QSUT dhe prej dy vitesh drejtonte Shërbimin Neurovaskular.
Akil dhe Vivian Nini është djali dhe vajza e Bledi Ninit, mjekut Otorinolaringolog në QSUT i cili ndërroi jetë në 25 nëntor 2020 si pasojë e COVID-19. Ai u dërgua në Itali për kurim të specializuar, por për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte dhe u nda nga jeta në moshën 48-vjeçare.
Klajdi Shabani është djali i Kujtim Shabanit, mjeku nga Korça i cili ndërroi jetë në 12 korrik 2021. Ai humbi jetën gjatë kohës që ka qenë me pushime me familjen në plazhin e Radhimës në Vlorë. Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës, Kujtim Shabani, 49 vjeç, u gjet pa shenja jetë i shtrirë në shezlong, ndërsa mendohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Atij iu dha ndihma e parë pas mbërritjes së ambulancës, por për të ka qenë tepër vonë.
Kryeministri Rama akordoi statusin e veçantë edhe për fëmijët e dy ushtarakëve që ranë në krye të detyrës, Feti Vogli dhe Petrit Bruçi.
Egi Vogli është djali i kapiten Feti Vogli, i cili në 20 shkurt të vitit 2012 vogli ra heroikisht gjatë kryerjes së misionit COMBAT “Eagle 4”, në Kandahar të Afganistanit. Ai është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.
Keisjon Bruçi, është djali i Petrit Bruçit, ish-ushtarak u cili ndërroi jetë në 9 qershor të vitit 2014. Bruçi humbi jetën në një aksident rrugor në Krujë, teksa po udhëtonte me një kamion ushtarak, pjesë e një autokollone ushtarake që transportonin fishekë në drejtim të tuneleve të Nuajës. Kamioni u përplas me një lokal krah rrugës dhe për pasojë humbu jetën shoferi, Petrit Bruçi, teksa mbeti i plagosur dhe një kalimtar i rastit.
“Besoj që mbase jo të gjithë por sidoqoftë shokët, kolegët të gjithë anëtarët e FA-ve tona e kujtojnë komandantin e grupit special paqeruajtës të forcave të NATO-s në Afganistan, Feti Vogli. Egi Vogli është vajza që sot merr statusin e fëmijës në përkujdesje të republikës duke pasur kështu çdo muaj pagën e plotë të babait dhe pjesën tjetër të trajtimit të posaçëm. Si një përkujdesje e shtetit që babain e ndjerë nuk e kthen dot por ka sot detyrimin ligjor t’i gjendet Egit pranë deri kur të mbarojë studimet e larta dhe ta mbështesë edhe për të filluar një punë”, tha Rama.
Rama dha vlerësimin edhe për Arian Salën, që dha jetën në krye të detyrës për të shpëtuar të tjerët duke u vetësakrifikuar dhe ushtarakun Florian Deliaj.
Aron Sala, është djali i Arjan Salës, i cili ndërroi jetë si pasojë e zjarrit në 24 mars 2021 që ra në magazinën e “Casa Italia’, teksa trupi i pajetë u gjet pas 3 ditësh. Magazina ishte në bodrumin e qendrës tregtare dhe shërbente si vendgrumbullim materialesh që shiteshin në dyqanin lart. Rezulton se ajo të ketë qenë e tejmbushur me materiale. Në momentin e rënies së zjarrit në magazinë kanë qenë më shumë se 20 punonjës të cilët kanë arritur të shpëtojnë përveç kolegut të tyre që i ndihmoi.
Jehona, Klea dhe Fjolla janë tre vajzat e ushtarakut Florian Deliaj i cili ndërroi jetë në 6 prill 2016 i cili po udhëtonte me helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili u rrëzua në ujërat e Liqenit të Shkodrës, pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe. Së bashku me Deliajn humbi jetën edhe kolegu i tij, toger Donald Hoxha, teksa mbeti i plagosur i plagosur ushtari profesionist, Gerald Baramuça.
Qëllimi i projektligjit është marrja në mbrojtje dhe në përkujdesjen e shtetit të fëmijës, njëri ose të dy prindërit e të cilit apo, në mungesë të tyre, personi i ngarkuar ligjërisht me kujdestarinë e tij, kanë humbur jetën në kushtet e përcaktuara nga ligji për statusin “Dëshmor i Atdheut”, në përpjekje për mbrojtjen e pronës publike, mbrojtjen e jetës së individit, gjatë apo nga një akt terrorist, për shkak të plagëve të marra apo të sëmundjeve të marra si pasojë e kryerjes me përgjegjshmëri të detyrës dhe ushtrimit të profesionit në kushte të jashtëzakonshme apo nga një akt dhune gjatë ushtrimit apo për shkak të detyrës dhe në lidhje të drejtpërdrejtë me ushtrimin e saj. Me anë të parashikimeve të këtij projektligji, përfitohen disa lloje trajtimesh financiare dhe jomateriale./M.K/dritare.net