Deklarata e fortë e Vangjelit: 2 njerëz pranë Berishës do përballen fort me drejtësinë, në Tiranë janë tërhequr 6 milionë euro nga një bankë

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se 2 njerëz afër Sali berishës do të kenë një përballje të fortë me drejtësinë.

Sipas tij, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë janë tërhequr 6 milionë euro, të cilat nuk dihen se ku kanë përfunduar.

Pjesë nga diskutimi në Abc.

Vangjeli: Në rastin e një politikani tjetër, një deputet, në momentin që u shpall non-grata pati një deklarataë të ambasadës e cila thotë, nëse organet ligjzbatuese do të kërkojnë materiale ne do ua dorëzojmë atyre.

Minxhozi: Eskobari e ka thënë dhe për Berishën.

Vangjeli: E dyta është thënë po nga ambasada amerikane për Berishën. Nëse SPAK nuk ka trokitur të kërkojë fakte, prova të cilat kryeministri nuk i merr dot është në shkelje të ligjit. Unë nuk mendoj se është kështu, ndoshta duhet të presim. Perëndia nuk është si mace dhe drejtësia nuk është kështu. E fundit në Tiranë kanë filluar të kenë ide të qartë se ku kanë përfunduar nja 6 milionë euro të tërhequra në një bankë.

Xhafo: Ku kanë përfunduar?

Vangjeli: Ka një hetim i cili është shterues për një rast pastrimi parash. Dy personazhe shumë afër zotit Berisha mund të kenë një përballe shumë të ashpër me drejtësinë. Karma rikthehet gjithmonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT