‘Digjet’ raundi i parë/ Palët asnjë emër për President, çfarë pritet të ndodhë

Mesdita e sotme ishte afati i fundit që palët kishin në dispozicion për të dorëzuar emra për kandidatët për President të Republikës.

Megjithatë, edhe pse afati mbaroi, si nga maxhoranca ashtu dhe nga opozita nuk ka ende asnjë emër të propozua në parlament. Palët nisën negociatat ditën e premte, më 13 maj, ndërsa u vendos që mbledhja e komisionit të ligjeve të mbahej më 16 maj.

Partia Socialiste deri më tani ka negociuar vetëm me grupimin e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj si përfaqësues të Partisë Demokratike, duke mos njohur Komisionin e Rithemelimit.

Për zgjedhjen e kreut të Shtetit, Kushtetuta ka parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT