“Do të ketë shumë alkool, policia kundër dhunës”/ Bosch për finalen në Tiranë: Kur mendoni Holandën ju kujtohet…

“Air Albania” është gati për të pritur finalen e Conference League. Gjithçka është koordinuar me përfaqësues të UEFA-s për të pritur tifozët e e Romës dhe Feyenoord.
Në kuadër të kësaj finaleje i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero”, i gazetarit Thimi Samarxhiu ka qenë diplomati Robert Bosch teksa ka folur si një tifoz i Feyenoord.
Në fjalën e tij ai ka kërkuar që policia shqiptare të mos përdorë dhunë nëse situata mund të kaloj në skena të pakëndëshme për shkak të euforisë së tifozerive.
Nga ana tjetër ai u ka kërkuar arbitrve të ndeshjes të jenë të drejtë me vendimet dhe gjykimet e tyre në këtë finale, pasi ndeshja do të ketë shikueshmëri të madhe.
“Policia shqiptare të mos përdorë dhunë. Arbitri i ndeshjes duhet të tregohet i drejtë sepse ndeshja nuk do të shihet vetëm nga tifozët në stadium por edhe nga holandëezët në vendin tonë sepse do të vendosen ekrane të mëdha.
Rreth 75 mijë tifozë janë gati të mbërrijën në Shqipëri, kanë mbushur aeroportin e Roterdamit.
Unë jam e bindur që do të ketë shumë alkool, kështu që mund të ketë edhe skena të tepëruara por unë iu bëj thirrje autoriteteve të kontrollojnë situatën.
Unë shpresoj shumë që Feyenoord të fitoj dhe shpresoj shumë që fati të jetë me ne, sepse sëfundmi nuk ka luajtur shumë mirë. Shpresoj që kësaj radhe performaca të jetë më e mirë. “- tha Bosch.
Ndër të tjera diplomati ka patur edhe një apel për shqiptarët që do të mirëpresin një finale kaq madhështore.
“Unë iu them shqiptarëve të mirëpresin të gjithë miqtë e tyre holandez, sepse janë njerëz shumë të mirë. Unë e di që kur mendoni për Holandën ju kujtohet Lufta e Dytë Botërore keshtu që ju lutem të jeni mirëpritës për njerëzit tanë. Më në fund skuadra holandeze është në finale dhe unë kërkoj përkrahje nga të ghjithë shqiptarët që do të jenë në stadium.”– përfundoi Bosch.