E FUNDIT/ Holandezët “nuk përmbahen”, me shkopinj në duar përplasen me policinë në Tiranë, plagoset një efektiv

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në këto momente në “Fan Zonat” pranë stadiumit “Air Albania”. Rreth 200 tifozë holandezë, me hunj dhe gurë në dorë, janë përleshur me efektivët e Policisë.

Mbështetësit e ekipit të Feynoord janë nisur drejt vendeve ku grumbullohen tifozët e Romës, por janë përballur me kordonin e Policisë që ndodhet në gatishmëri. Në gjendje të dehur pasi akën filluar të pijën që prej paradites, tifozët kanë qëlluar policët.

Raportohet se një prej efektivëve ka mbetu i plagosur, por nga skenat e dhunës mund të ketë një bilanc tjetër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në afërsi të stadiumit, në dalje të rrugës “Mustafa Matohiti” në ndihmë të kolegve të tyre.

Disa prej ultrave holandezë janë shoqëruar në Polici. Ata nuk kanë kursyer hunjtë dhe gurët duke qëlluar unifromat blu.

Vijon…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT