E PAPRITUR/ Berisha fton në debat publik Ramën: T’ia themi njëri-tjetrit në sy të gjitha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar ditën e sotme në një debat publik Edi Ramën.

Ai shprehet se ky takim është i mirë për t’ja thënë njëri-tjetrit të gjitha gjërat në sy.

Berisha: Sic e shihni ju ai kontrollon cdo gjë. Dhe të harxhosh kohë se ka edhe ajo cmimin e vet. Por unë i përgjigjem bëj transparencë dhe mendoj se përgjigjja më e shkëlqyer që mund t’i jap është si opozitë e këtij vendi dhe e garantoj se shumë shpejt do takoj se është vetëm fillimi i opozitës së vërtetë.

Edi Rama ka një baxhanak, unë një kunat, të gjejë një tender të vetëm që kunati im ka përfituar nga qeveria e PD. T’ju them nja 50 tendera të baxhanaku. Famozi Frangu me Beqen s’linin tender me ra në tokë. Le të nxjerrë aty janë dokumentet., të një kompanie, jo fëmijët e mi të kenë marrë pjesë, por të kenë qenë edhe nënkontraktor. Kurse këtu ju e dini si qarkullon emri i Olsit, C’ishte beteja për federatën, mendoni se do bëhej Gaz Demi? Jo, ishte për Olsin.

E ftoj në debat publik para jush. T’ia themi njëri tjetrit në sy të gjitha. Unë kam punuar me firma, le t’i marrë të gjitha të vijë. Të dalë në publik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT