Eksperti i kriminologjisë: SPAK ka nisur lëvizjet për ministrin shqiptar të Ndragheta

Pas publikimit të të dhënave nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se një i penduar I drejtësisë ka rrëfyer për një ministër të qeverisë shqiptare si garant mes mafies shqiptare dhe Ndraghetas, ka pasur reagime dhe dalje të detajeve të reja.

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, në një intervistë të dhënë për ABC Live ka dhënë indicio të reja, që tregojnë përfshirjen e një ish ministri të Brendshëm shqiptar në grupin e Ndranghetas.

Karamuço thotë, se kjo është hera e dytë që emri i një ministri shqiptar del në këto dokumente si një i përfshirë në këtë rrjet trafikantësh.

“Sot është vënë në lëvizje SPAK për të komunikuar me autoritetet e mafias italiane për të parë periudhën që bëhet fjalë. Është hera e dytë që bëhet fjalë për një ministër, por në këtë rast kemi një të penduar. Kujtojmë se nga një dëshmi e të penduarit Tomas Roboshetës u arrestuan rreth 300 veta në Itali, mbase ky është një rast që ne duhet që të ndjekim shembullin e Italisë dhe pse jo të arrestojmë dhe ne nja 300 veta të përfshira në këto grupe. Ndrangheta ka një numër të madh të ardhurash shifra e të cilave shkon deri në 44 miliardë të ardhura dhe e kanë të lehtë të blejnë këdo. Ne duhet që të ndjekim integritetin e këtyre personave sa mundësi kishte korruptimi i tyre. Edhe belgët që janë nivel i lartë integriteti. paguhen e korruptohen, ndaj çdo dy javë ndërrohen punëtorët e kontenierëve. Edhe në portet e Spanjës, Francës ka boll probleme dhe nuk ka vetëm në Shqipëri”, deklaron ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT