“Foltorja” e Berishës akuzon Mike Pompeo: U pagua 150 mijë dollarë nga Taulant Balla

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, prej dy ditësh është duke u sulmuar nga portali i familjes Berisha si i paguar, vetëm pse nuk takoi Sali Berishën.
Dje në mbrëmje kanë nxjerrë në televizionin e familjes “republikanen amerikane” Evi Kokalari, për të akuzuar Pompeon se ka marrë 150 mijë dollarë nga Taulant Balla.
“Aktivistja e Partisë Republikane, Evi Kokalari u shpreh në ‘Çim Peka Live’ se ish-Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, erdhi në Shqipëri i ftuar për të mbajtur një fjalim dhe është paguar për aktivitetin e organizuar nga Taulant Balla.
Sipas Kokalarit, Pompeo është paguar mbi 150 mijë dollarë.
Gjithashtu aktivistja shpjegoi edhe foton e ish-sekretarit me Alibeaj, ku stafi i tij sqaroi se Pomepo nuk ishte në dijeni për pozicionin e Alibeajt duke theksuar se ai nuk mbajti asnjë qëndrim politik”, thuhet në shkrimin e publikuar në portalin e familjes Berisha.