Frikë për rindezje të luftrave në Ballkan, sekretarja e Jashtme britanike bën PARALAJMËRIMIN e fortë

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, ndërsa ndodhet në një turne në Europë, ka paralajmëruar se ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor mund rrezikojë që të çojë rajonin në luftë. Sekretarja u shpreh se “ne të gjithë duhet trë mësojmë nga gabimet e së shkuarës” për t’i bërë ballë presindentit Putin.
Nga Bosnje-Hercegovina ajo i bëri thirrje Perëndimit që të mos e tolerojë Presidentin rus Vladimir Putin të pushtojë Ukrainën. Sipas mediave të huaja, sekretarja ka akuzuar Moskën se ka ushtruar një ndikim “keqdashës” mbi vendet që dikur ishin pjesë e Jugosllavisë me taktika të pista.
“Gjenocidi i Srebrenicës dhe rrethimi i Sarajevës ishin vetëm dy nga mizoritë që na lanë të tmerruar. Ne thamë kurrë më, jo më në Evropë. Megjithatë, ka shenja të ndërhyrjes ruse këtu sot, të cilat rrezikojnë të na zhytin përsëri në ato ditë të errëta”.
Truss u shpreh se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të ndihmojë për sigurinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar pritet të mobilizojë 100 milionë dollarë investime në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2025 përmes agjendës së partneriteteve të Investimeve Ndërkombëtare Britanike.