Gara për kreun e PD-së, përfundon numërimi edhe në 4 qytete të tjera, sa vota mori Berisha dhe Elezi

Ka përfunduar procesi i numërimit në disa qytete të vendit.

Mësohet se në qytetin e Pogradecit ish-kryeministri Sali Berisha ka fituar bindshëm ndaj Ibsen Elezit i cili ka arritur të marrë vetëm 32 vota, ndërsa lideri historik i PD 484 vota.

Në Skrapar Berisha ka marrë 91 vota, ndërsa Ibsen Elezi vetëm 8 vota. Gjithashtu edhe në Dibër ish-kryeministri ka dalë fitues me 664 vota, ndërsa Ibsen Elezi ka arritur të marrë vetëm 84 vota, ndërkohë 6 vota janë shpallur të pavlefshme.

Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Klos ku kanë votuar 445 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 429 vota, ndërsa Ibsen Elezi 9 vota, 7 vota janë shpallur të pavlefshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT