Gjykata e Strasburgut dënon Shqipërinë për segregimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë, ja dëmshpërblimi që duhet të paguajnë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka shpallur fajtor shtetin shqiptar për shkelje të nenit 1, protokolli 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi u gjet fajtore për segregimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në Korçë.

Në bazë të vendimit qeveria e shqiptare është e detyruar t’i paguajë dëshmpërblim 4,500 euro për pesë familje, të cilat nëpërmjet Qendrës Evropiane për të Drejtat Rome kishin ngritur në vitin 2017 padinë në Strasburg.

Sipas paditësve, në shkollën Naim Frashëri kur kanë studiuar fëmijët e tyre, në një vit mesatar nxënësit romë dhe egjiptianë përbëjnë midis 89% deri në 100% të fëmijëve të regjistruar, edhe pse këto komunitete janë një minoritet në qytetin e Korçës.

Gjykata vëren se autoritetet shqiptare kanë dështuar të ndërmarrin hapa për të shmangur përqendrimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në këtë shkollë, megjithë vendimin e Komisonerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi që Minisitria e Arsimit dhe Sportit të merrte hapa të menjëhershëm për ta përmirësuar situatën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT