I publikuan videon, Policia merr në mbrojtje nusen nga Librazhdi pas dhunës së ushtruar ndaj saj

Një ngjarje e pazakontë ndodhi pak ditë më parë në Librazhd. Disa medie raportuan se vjehrri, vjehrra dhe disa të afërm kanë kapur “mat” nusen me të dashurin në shtratin e saj.

Skena e rëndë është filmuar nga njerëzit e burrit të saj, të cilët më pas e kanë përzënë nga shtëpia.

Mësohet se vajza e re aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, por ka dhe dëmtime fizike pas dhunës që i është ushtruar nga familjarët, ndërsa policia tashmë e ka marrë në mbrojtje.

Raportohet vjehrri dhe vjehrra e saj janë çuar në ndjekje penale, pasi shihen duke dhunuar nusen, në videon e filmuar prej familjarëve të tyre dhe të bërë publike në rrjetet sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT