Ibsen Elezi reagon pas përfundimit të votimit: Çdo akt i shtimit të votave do jetë me pasoja të rënda

Kandidati i vetëm përballë Sali Berishës për kreun e PD-së, Ibsen Elezi ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit.

Elezi i bën thirrje komisionerëve të mos shtojnë vota, pasi siç shprehet ai, do kenë pasoja të rënda.

Reagimi i Elezit:

Kujtesë disa kryetarëve te degeve dhe komisionerëve !

Çdo akt marrëveshje për shtimin e votave gjatë mbylljes së procesit do jetë me pasoja të rënda për procesin zgjedhor por edhe për personat që e kryejnë.

Ky është veprimi më i turpshëm që mund të ndodh dhe i heq çdo vlerë demokratike ketij procesi.

Ka degë  korrekte por ka edhe degë që duhet t’jua kujtoj, (komisionerëve dhe drejtuesve) se ky akt do ju kushtojë shumë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT