Ibsen Elezi rrëfen pse e ka marrë seriozisht garën përballë Berishës

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, foli mbrëmjen e sotme për procesin e zgjedhjes së kreut të kësaj force politike.
Ai tha në “Zonë e Lirë” se e ka marrë seriozisht garën përballë Sali Berishës, pasi ka një platformë me disa komponentë, pa të cilët PD nuk mund të bëhet.
“Mund të ketë ndryshim të rezultatit, por riparon procesin. PD fiton kredibilitet nga procesi dhe së dyti nga personi që merr pjesë në zgjedhje. Doktori nuk e ka shumicën e anëtarësisë në PD. Kjo nuk është sfidë lokale, as e Kukësit, por çështje kombëtare. Kam marrë garën seriozisht se kam një platformë me disa komponentë, pa të cilët nuk mund të ngrihet PD”, tha Elezi.