Integrimi i vendit/ PE voton pro Shqipërisë: BE të hapë sa më shpejt negociatat

Parlamenti Evropian ka votuar ditën e sotme pro rezolutës së Shqipërisë për rrugën drejt integrimit në BE.

Rezoluta, e cila kishte të bënte me progresin e në reformat gjatë vitit 2021, është votuar me 398 vota pro, 57 kundër dhe 151 abstenim. Miratimi i saj është përshëndetur nga Raportuesja e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Isabel Santos. Santos gjatë seancës plenare të PE-së prezantoi gjetjet në lidhje me ecurinë e vendit në lidhje me procesin e integrimit dhe apeloi për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.

Parlamenti Europian i ka kërkuar Këshillit të BE të hapë sa më shpejt negociatat për Shqipërinë. Moshapja e negociatave sipas tyre, është kërcënim për zgjerimin, duke shtuar se refuzimi i Shqipërisë, dëmton reputacionin e BE-së. PE, kërkon që të merret sa më shpejt vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Integrimi i vendit/ PE voton pro Shqipërisë: BE të hapë sa

Postimi i Santos:

Raporti im për procesin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian sapo u miratua nga seanca plenare e Parlamentit Europian me shumicë dërrmuese. Evropa nuk mund të zhgënjejë popullin shqiptar dhe një vend që është përpjekur të zbatojë të gjitha hapat e nevojshëm për pranimin. Koha për të kaluar në negociata formale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT